“Pyes kur të dua, s’mund të më mësosh ti”, debat i ashpër ndërmjet Bislimit, Halitit e Kadriajt

Prishtinë | 05 Maj 2021 | 11:05 | Nga Erdonit Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ka raportuar në Komisioni për Punë të Jashtme, raporton Ekonomia Online.

Raportim u përcoll me tensione ndërmjet anëtarëve të Komisionit dhe Bislimit.

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti i ka drejtuar kritika Besnik Bislimit duke i thënë që të përgatitet më mirë.

“Pyes kur të du, s’mun më mëson ti. Kur të vish, përgatitu mirë”, ka thënë Haliti.

Haliti është parë i tensionuar edhe me Haki Abazin, duke i thënë që nëse do t’i drejtojë vetëm ai pyetje Besnik Bislimit atëherë le të shkon në zyrë.

“Shko në zyrë edhe të kallxon krejt”, ka shtuar tutje Haliti.

E ashpër me Bislimin ka qenë edhe deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj. Ajo tha se është turp të thuhet që s’ka pasur dokumente për dialogun, duke i kërkuar Bislimit të ballafaqohet me ish-kryeministrin Avdullah Hotin.

“Shko ballafaqohu me z.Hotin, Është marre me thane qe s’ka pas dokumente”.

Kurse Bislimi tha se dialogu nuk do të rifillojë para pjesës së dytë të qershorit.

“Nuk do këtë takime edhe bisedime para pjesës së dytë të qershorit”.

Diskutimi ka vazhduar me tone të ashpra edhe me deputeten e PDK-së Ariana Musliu-Shoshi.

“Nuk të marrë ty për negociata kurrë dhe unë jam pozitë jo ti”, iu kundërpërgjigj  zëvendësministri deputetes Shoshi.

“A jemi duke punuar në platformën e re në dialog”, ishte pyetja e kryesuesit të Komisionit Haki Abazi kundrejt zëvendësministrit.

“Shtylla e katërt që pritet me u shtuar janë ekspertët ndërkombëtar që në një mënyrë apo tjetër janë marrë me dialogun”, tha Bislimi.

“Nuk e di se kush e ka bë përzgjedhjen e shtyllave të dialogut dhe personat që do jenë pjesëmarrës ne dialog”, tha Bislimi i pyetur nga kryesuesi Abazi.

Përderisa mbledhja ka vazhduar me dyer të mbyllura.

Të ngjashme