Qeveria merr vendim të shpronësohen tokat për memorial dhe asfalt

Prishtinë | 29 Kor 2020 | 14:35 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme, miratoi tri vendime preliminare për shpronësimin e pronave të paluajtshme në Han të Elezit, Vushtrri dhe Drenas për realizimin e projekteve me interes publik.

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçit, tha se prona në Han të Elezit do të shpronësohet për realizimin e projektit “Themelimi i Qendrës Përkujtimore për Gjenocidin mbi Shqiptarët “Bllaca” 1999.

Ndërsa, për ndërtimin e rrugës nacionale N2 Prishtinë- Mitrovicë, segmenti Gojbulë- Smrekovicë do të shpronësohen disa prona në zonat kadastrale në Smrekonicë, Dobërllukë, Bajskë, Sllatinë, Vushtrri dhe Gojbulë të komunës së Vushtrrisë.

Kurse, në komunën e Drenasit do të shpronësohen disa prona të paluajshtme ish-shoqërore për realizimin e disa projekteve në këtë komunë.

“Pronat që preken nga realizimi i projekteve të Komunës së Drenasit: “Lokacioni për varreza” në Zabel të ulët, Tregu i kafshëve në Çikatovë të Re, Zgjerimi i “Zonës Ekonomike në Drenas në Korroticë të Epërme, dhe Ndërtimin e Impiantit të Ujërave të Zeza dhe Industriale të Parkut të Biznesit – Drenas”, lexoi Kuçi.

Propozimet e ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit morën përkrahjen e kabinetit Hoti.

Të ngjashme