Qeveria shpronëson pronat për ndërtimin e “Parkut të Biznesit”

Prishtinë | 17 Dhj 2019 | 13:44 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin për shpronësimin me interes publik të pronave të paluajtshme të ish-ndërmarrjes “OBP Produkt” zona Kadastrale Polac i Ri Skenderaj të cilat preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i Parkut të Biznesit”, raporton Ekonomia Online.

Ky vendim u miratua nga qeveria në detyrë, ndërsa e argumentoi ministri në detyrë i MMPH-së, Fatmir Matoshi.

“Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor i propozon qeverisë që të nxjerrë vendim me të cilën miratohet shpronësim me interes publik të pronave të paluajtshme të ish ndërmarrjes OBP Produkt” zona kadastrale zona Kadastrale Polac i Ri Skenderaj të cilat preken nga realizimi i projektit ‘Ndërtimi i Parkut të Biznesit”. Qeveria nuk do të ketë asnjë Implikim buxhetor pasi që Ky shpronësim do të bëhet nga Komuna e Skenderajt”, tha Matoshi.

Ky vendim u miratua nga qeveria në detyrë.

Të ngjashme