Qeveria synon ta ulë skepticizmin e BE-së duke përmbushur detyrat e 2016-s

Prishtinë | 13 Nën 2018 | 08:00 | Nga Ekonomia Online

Detyrën e lënë anash prej dy vjetësh, Qeveria synon ta përmbushë në një procedurë urgjente, shkaku i skepticizmit evropian për t’ua hequr regjimin e vizave qytetarëve të Kosovës.

Për ta zbutur këtë skepticizëm, ekzekutivi i ka kërkuar Kuvendit që të martën t’i miratojë ndryshimet në katër ligje, shkruan sot Koha Ditore.

Kodi Penal, Projektligji për konfiskimin e pasurisë së fituar me vepër penale, Projektligji për mbrojtjen e sinjalizuesve dhe Projektligji për përgjegjësinë disiplinore, janë katër dokumente që, sipas kryeministrit Ramush Haradinaj, kërkojnë prioritet për miratim në Kuvend.

Krahas tyre, janë listuar edhe tri të tjera, të një urgjence më të vogël: Projektligji për gjykatat, ai për Këshillin Gjyqësor dhe Projektligji për Këshillin Prokurorial. Me miratimin e tyre, synohet të merret vlerësimi i Bashkimit Evropian për “avancim” në procesin e kryerjes së detyrave të shtëpisë nga Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme