Qeverisë Kurti ka filluar t’i dalë nga kontrolli çështja e sindikatave

Prishtinë | 06 Sht 2022 | 23:41 | Nga Ekonomia Online

Analisti Albert Krasniqi ka thënë se Qeverisë së Kosovës ka filluar t’i dalë nga kontrolli çështja e sindikatave.

Sipas tij, kjo po vjen nga neglizhenca e qeverisë që iu është bërë sindikatave.

“Qeverisë ka filluar t’i ndalë nga kontrolli çështja e sindikatave dhe kërkesave të tyre, kryesisht kjo po vjen për shkak të neglizhencës apo përjashtimit që i ka bërë nga dialogu social, të cilin qeveria ishte dashur ta bënte me sindikatat të cilat qysh në fillim, pa filluar procesi mësimor më 1 shtator, kanë paralajmëruar grevën”, ka thënë Krasniqi në Rubikon.

“Qasjen që po e shohim tani edhe në pakon e fundit që është prezantuar, nuk është një qasje që po vjen si plotësim i kërkesave, por ma shumë nga një refuzim për t’iu nënshtruar kërkesave”.

“Mospritja në takim nga kryeministri e kreut të sindikatave dhe dialogu me ta, është merre apo leje dhe jo që kryeministri nuk po dëshiron ta lë atë përshtypje në publik që po i nënshtrohet dikujt, po i nënshtrohet kërkesave të sindikalistëve”, shtoi ai.

Ai shtoi se kryeministri Kurti po frikësohet se mos po i zbutet imazhi, nëse pranon kërkesat e tyre, madje sipas tij, mund t’i shtyjë edhe sindikatat tjera.

“Po i duket se do i zbutet imazhi i tij, i një lideri të fortë që është ndërtuar për vite, dhe të cilin nuk mund t’i nënshtrohet askujt, si duket ka një frikë nga sindikatat, pasi kjo mbase mund të i shtyjë edhe të tjerat që të kenë kërkesa të ngjashme dhe kështu të detyrohet të lëshojë pe”, theksoi Krasniqi.

“Natyrisht ky proces nuk është duke u menaxhuar ashtu siç duhet, veprimi i parë i gabueshëm ishte ndalja e pagave. Veprimi i dytë është përçarja që po tentohet të bëhet, kemi komunat të cilat udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje, të cilat po iu bëjnë presion vazhdimisht mësimdhënësve që ta ndërpresin grevën”.

Të ngjashme