Qytetarët e pyesin për flamurin e Kosovës, korrupsionin, shqiptarët e Luginës, kështu përgjigjet Kurti

Prishtinë | 16 Sht 2019 | 12:47 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti iu është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve në një lidhje të drejtpërdrejtë në Institutin Demokratik i Kosovës.

Ai është pyetur për flamurin e Kosovës, i cili ndër vite raportohej se po largohej nga aktivistë të Vetëvendosjes, raporton Front Online.

“Nuk mund ta gjeni asnjë deputet apo aktivistë të Vetëvendosjes që e ka hequr flamurin e Kosovës.”, është përgjigjur ai.

Sa i përket investimeve dhe zhvillimit të ekonomisë në vendin tonë, Kurti ka thënë se fillimisht duhet luftuar korrupsioni.

“Është e domosdoshme që Prokuroria e Kosovës do të fillojë të veprojë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në mënyrë që të na vijnë edhe investimet e huaja edhe të mërgatës”, thotë ai.

I pyetur nga një qytetar për çështjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Kurti  thotë se të drejtat e komuniteteve në të dyja vendet duhet të jenë reciproke.

“Ne mendojë se të drejtat që i kanë serbët në Kosovë dhe shqiptarët në Serbi duhet të kenë pasqyrim të njëjtë. Nuk mund të ketë paqe, stabilitet dhe siguri nëse nuk ka një lloj reciprociteti mes të drejtave të komuniteteve anë e mbanë kufijve. Shqiptarët që janë në Veri të Ibrit janë ata që janë më të rrezikuarit dhe mendoj se atyre duhet t’u ndihmojmë.”, tha ai.

Të ngjashme