Qytetarët nisin të votojnë, shpresojnë në një qeveri më të mirë

Prishtinë | 11 Qer 2017 | 08:36 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qytetarët e vendit që në ora shtatë kur edhe janë hapur kutitë e votimit ia kanë mësyrë qendrave të votimit për të kryer obligimin e tyre qytetar.

Hate Hoxha, qytetare e cila doli për të votuar, në fillim kishte problem për shkak se kishte qenë dy muaj në Amerikë si mysafire dhe nuk i dinte numrat e subjekteve politike, raporton Ekonomia Online.

“Nuk e kam dit numrin e asnjë partie e deri sa e gjeta bëra një gabim e përmirësova u kry dhe gjithçka shkoi në rregull. Jo kam qenë në Amerikë për dy muaj edhe jam kthyer…le ta votojnë atë që është më i miri , shpresojmë se edhe çdo ditë tjetër na pret edhe më e mirë kryesore ne jemi të lirë e liria na jep mundësi me votua kënd të dëshirojmë ose që mendojmë se është më i miri”, ka thënë ajo.

Kurse Fitore Bajraktari ka thënë se shpreson se në këto zgjedhje qytetarët do të vendosin për një qeveri më të mirë.

“Unë shpresoj se secili qytetar ka me shfrytëzua të drejtën e vet me votua dhe me zgjedh përfaqësuesit e tij dhe të saj edhe shpresoj gjithashtu se këto zgjedhje do të japin një qeveri më të mirë e cila do të punojë më shumë dhe do të jetë më e përgjegjshme ndaj qytetarëve të saj”, ka thënë ajo.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në ora 08:00 ka mbajtur mbledhjen e parë ku edhe ka bërë të ditur që të gjitha qendrat e votimeve në komunat e vendit janë hapur në ora 07:00.

Lexo më shumë:

Të ngjashme