Rama: Do bëjmë çdo gjë që zjarrfikësit të jena pjesë e administratës së kryeqytetit

Prishtinë | 04 Maj 2022 | 14:28 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me rastin e shënimit të 4 majit, “Ditës Botërore të Zjarrfikësve”, Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama, bashkë me ekipin e tij, kanë vizituar Brigadën e Zjarrfikësve dhe nga afër kanë përcjelle aktivitetet e tyre.

Më këtë rast, Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama, ka deklaruar se do bëjnë çdogjë që zjarrfikësit të jenë pjesë e administratës së kryeqytetit.

No description available.

“Kemi aktivizuar idenë për të hapur edhe pika të tjera si më Hajbali më Breg të diellit dhe duke përmirësuar ato ekzistuese që ta kemi një shërbim më efikas për qytetarët e Prishtinës. Kjo çka pamë këtu është një proces një “drill” për shpëtimin e jetërave. Faktikisht, zjarrfikësit kanë çdo ditë kësi lloj pune dhe raste për të shpëtuar jeta. Për këtë arsye zjarrfikësit kanë nevojë për trajtim edhe në nivelin e kryeqytetit, t’i ndërlidhim edhe me Prishtinën. Do bëjmë çdo gjë që zjarrfikësit të jena pjesë e administratës së kryeqytetit. Një numër i madh i zjarrfikësve mungon, duhet me punësu edhe më shumë zjarrfikës. Mosha mesatare e zjarrfikësve është 50-51 vjet për më pas intervenime më të mira. Pra këto janë disa pika që kemi filluar me i inicu proceset mirëpo edhe gjëra të tjera”, ka deklaruar Rama.

No description available.

Kurse, komandanti i brigadës së Zjarrfikësve Latif Zeka, ka thënë se duhet të zgjidhët problemi i statusit të tyre dhe sipas tij, vendi ka nevojë për punësimin e zjarrfikësve të rinj. “Shpresoj dhe besoj që premtimet që na i ke dhënë do të zgjidhen. Për me u zgjedh statusi ynë. E dyta është se duhet me sjell zjarrfikës të ri, ka shumë vite që s’janë pranuar në punë asnjë zjarrfikës dhe mosha mesatare është aty ku that ju. U bëmë 10 vite që nuk po mundemi me zgjidh këtë problem a zgjidhet shumë lehtë. Nëse s’nevojë kjo shoqëri për zjarrfikës, atëherë më mirë është me na qu n’shpi, sesa me na mbajte ne mes të dy zjarreve”, u shpreh ai.

Të ngjashme