Rama: Projekti në Badoc ishte plotësisht ligjor, u anulua për shkak të protestave të ambientalistëve

Prishtinë | 01 Qer 2021 | 21:45 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i LDK-së për Kryetar të Prishtinës, Përparim Ram,a ka folur për projektin që menaxhohej nga kompania e tij për ndërtimin e vilave në afërsi të liqenit të Badocit, të cilin e kishte anuluar Lumir Abdixhiku në vitin 2020, në cilësinë e Ministrit të Infrastrukturës.

Rama në Rubikon të Klan Kosovës tha se projekti ishte në përputhje me standardet më të larta globale për ndikimin në ambient, por se ishte anuluar për shkak të protestave të ambientalistëve.

“Unë si arkitekt iu përmbahem proceseve, rregullativave në mënyrë të përpiktë, kemi oferta të ndryshme nga investitorë të ndryshëm për projekte të ndryshme dhe gjithmonë e shkojmë se a është projekti brenda konturave ligjore, brenda planit rregullativ, brenda master planit zhvillimor të Prishtinës”.

“Kjo ka qenë pika e parë, atë e kemi shikuar në bazë të planit rregullativ të Prishtinës, projekti ka qenë brenda, ka qenë plotësisht ligjor dhe ne e kemi shikuar dhe e kemi pru edhe aspektin ambiental që thirret “Briem four”, me katër yje, ku parametrat për mbrojtjen e ambientit janë më të lartat në botë. Ka ndodh ndryshe, është anuluar dhe në rregull”.

“Projekti është anuluar për shkak të protestave, jo se nuk ishte në rregull. Ai është totalisht ligjor, edhe nëse tash e shikon është në bazë të ligjit, unë si arkitekt e shikoj aspektin ligjor, prandaj më ftojnë që të bëjë projekte. Ai nuk kishte absolutisht ndikim në ambient, ideja ka qenë që ne të sjellim standardin “Briem four” që tjerat që tashmë po zhvillohen në atë pjesë të zhvillohen në bazë të atij standardi”.

Të ngjashme