Ramush Haradinaj shtrëngon fort duart me Rifat Jasharin

Prishtinë | 05 Mar 2022 | 13:39 | Nga Ekonomia Online

Kosova përkujton sot nisjen e betejës së serbëve ndaj familjes Jashari, betejë e cila i mori jetën familjes Jashari në krye me Komandantin Legjendar, Adem Jashari.

Për shënimin e kësaj dite është mbajtur ceremonia e rreshtimit të Njësive ushtarake të FSK-së për Epopenë e UÇK-së, ku përveç krerëve të shtetit dhe opozitës ka marrë pjesë edhe përfaqësuesi i Familjes Jashari, Rifati.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka publikuar fotografi nga ceremonia, ku në një nga fotot shihet se Rifat Jashari shtrënguan fort duart me Haradinajn.

Të ngjashme