Raporti i Progresit – Kurti thotë se kanë marrë vlerësim pozitiv: S’ka takim me Vuçiqin në tetor

Prishtinë | 19 Tet 2021 | 19:29 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog, i ka dorëzuar Raportin e Progresit kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Ky i fundit tha se në raport thuhet se Kosova ka shënuar progres, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast kryeministri i vendit tha se Kosova ka arritur progres me qeverisjen e tij në shtet ndërtimin dhe krijimin e institucioneve.

“Në rrjedhën e sqarimit të ambasadorit Szunyoug unë do të flas për periudhën e qeverisjes tonë ku shënuam shumë progres. Në fundjavën që lamë pas mbajtëm zgjedhje dhe edhe këtë herë dëshmuam transparencë të plotë. Vetëm 37 ditë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit zgjodhëm kryeministrin dhe kryeparlamentarin. Gjithashtu vetëm 13 ditë ende pa u bërë dy javë ne zgjodhëm edhe presidenten e Republikës, e cila është gruaja e dytë presidente. Në këta gjashtë muaj të Qeverisë, kemi legjitimitet demokratik dhe besueshmëri në institucione nga ana e qytetarëve, që do ta kishin zili jo vetëm vendet e rajonit por edhe ato të BE-së”.

Tutje Kurti përmendi shkatërrimin e grupeve kriminale, menaxhimin e pandemisë dhe ekonomia, që ai i quan suksese të Qeverisë së tij.

“Nga 23 marsi kur edhe kemi marrë detyrën kemi shkatërruar 29 grupe kriminale, një rezultat që dallon nga fillimi i fushës, po ashtu edhe në menaxhimin me Covid-19 kemi pasur pak raste dhe vetëm një të vdekur në këto ditë, duke mbetur vendi i parë në rajon sa i përket procesit të vaksinimit. Janë rritur eksportet dhe numri i punëtorëve është rritur po ashtu. Edhe në fushën e administratës publike kemi racionalizuar katër agjenci”

“Kemi hequr homologimin e veturave dhe demopolizimin e terminaleve doganore, që nga viti i ardhshëm do të bëhet në nivel vendi. Kemi marrë vendime edhe për shtesat e lehonave dhe arsimi i lartë të jetë pa pagesë. Së bashku do ecim përpara me një partneritet të përbashkët edhe me BE-në”, tha Kurti.

Tutje, shefi i ekzekutivit ka thënë se para çdo takimi me presidentin serb Aleksandar Vuçiq do të ketë takim të përfaqësuesve të të dyja qeverive, ose të ekipeve negociatore.

Ai ka thënë se nuk beson që do të ketë takim shumë shpejtë me Vuçiqin, të paktën jo në muajin tetor në Bruksel.

Kurti tha se nuk kanë për qëllim të neglizhojnë dialogun por që kanë çështje më të rëndësishme për vendin.

“Çështja e dialogut nuk është e drejtë që ta zëvendësoj situatën me pandeminë dhe luftën kundër korrupsionit apo për një sistem të mirëfilltë të drejtësisë. Nuk e neglizhojmë dialogun por kemi agjendën tonë për çka na kanë votuar qytetarët”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme