Reagon edhe ministrja Dumoshi, flet për unitetin në LDK

Prishtinë | 13 Maj 2020 | 20:11 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ka shkruar për punën e ministrave të LDK-së në Qeverinë Kurti. Në një takim të Qeverisë ku u fol për 100 ditët, kryeministri në detyrë, Albin Kurti akuzoi rëndë LDK-në se i përket ‘regjimit të vjetër të korruptuar’.

Prezent aty ishin edhe ministrat e LDK-së të cilët reaguan duke thënë se po ndjehen të fyer nga këto deklarime. Lumir Abdixhiku dhe Hykmete Bajrami i reaguan ashpër Kurtit.

Ministrja Dumoshi, në një status në Facebook tha se uniteti i LDK-së, do të jetë ekzistencial për Kosovën, gjithmonë.

“Uniteti i LDK-së është ekzistencial në çdo kohë, i tillë do të jetoj për Kosovën. Çdo përgjegjësi duhet të filloj mbarë, mbarimi i saj natyrisht ndershëm dhe suksesshëm. Puna e tanishme e qeverisjes është produkt i përgjegjësisë tonë që të angazhohemi deri në momentin e fundit në interes të qytetarëve. Secili nga këndi i vet të ndihmojë në betejën për ta mundur pandeminë. Veprat i çmojnë̈ qytetarët, ne si ministra të LDK-së, kemi vizion dhe mision SHTETNDËRTIMIN”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme