Reagon ministri Selimi: Aksioni i sotëm dëshmon që Kosova ka prokurorë profesionalë

Prishtinë | 24 Shk 2021 | 15:45 | Nga Ekonomia Online

Pas arrestimeve që Policia e Kosovës ka kryer gjatë ditës ka reaguar edhe ministri i drejtësisë, Selim Selimi.

Selimi ka shkruar në Facebook se aksioni i sotëm dëshmon se Kosova ka prokurorë profesionalë të cilët po e luftojnë krimin e organizuar.

“Aksioni i sotëm i organeve të rendit në Ministrinë e Bujqesisë dëshmon që Republika e Kosovës ka prokurorë profesionalë dhe të zotë që me seriozitet të lartë po e luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar. Përkrahje pa fund për guximin dhe përkushtimin për sundim të ligjit. Krenar me Prokurorinë dhe Policinë” ka shkruar Selimi në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme