Reciprociteti për targat me Serbinë, Rama: Kosova e ngre problemin me plot të drejtë

Prishtinë | 21 Sht 2021 | 17:02 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar pas vendosjes së reciprocitetit ndaj targave të Serbisë nga ana e Kosovës.

Ai në një postim në Twitter ka shkruar se Kosova ka ngritur problemin me plot të drejtë.

“Tani që problemi të zgjidhet dhe reciprociteti i targave të garantohet duhet shmangur bumerangu i ngrirjes së konfliktit në këtë pikë (siç ndodhi me tarifën 100%).Duhet që Kosova të dialogojë, Serbia të bashkëpunojë, BE të ndërmjetësojë”, shkruan Rama.

Sipas këtij vendimi, të gjitha automjetet me targa të Serbisë duhet t’i zëvendësojnë ato me targa kalimtare kur të hyjnë në Kosovë. Serbët kanë kundërshtuar vendosjen e kësaj mase, të cilën pala kosovare e ka arsyetuar me skadimin e marrëveshjes së Brukselit, më 15 shtator.

Të ngjashme