Reka pret zbutje të qëndrimeve nga tri shtete të BE-së

Prishtinë | 03 Mar 2020 | 12:24 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka ka raportuar në Komisionin për Integrime Evropiane. Reka ka thënë se ministrinë, e ka gjetur në situatë jo fort të lakmueshme, raporton Ekonomia Online.

Ministri Reka i ka paraqitur para anëtarëve të këtij komisioni prioritetet e punës së tij. Sipas tij, prioritet është çështja e liberalizimi i vizave për Kosovën.

Ndërkaq ka thënë se për të ndodhur një gjë e tillë duhet të ketë luftim të korrupsionit dhe dënim të rasteve të profilit të lartë.

“Prej 61 rasteve të shënjestruara të profilit të lartë nuk është përfunduar asnjë, atëherë edhe të mos habitemi pse po ngec procesi i liberalizimit të vizave. Rreth 400 mijë euro para të pashfrytëzuara nga IPA. Ne do të përpiqemi ta tejkalojmë këtë vonesë në procesin e integrimit evropian”, ka thënë ai.

Me tej, ministri Reka potencoi se ende nuk e ka vizituar Brukselin për shkak që të shkoj në mënyrë të përgatitur, kjo vizitë sipas tij do të bëhet në fund të marsit ose fillim të prillit.

Kryetari i komisionit për integrim evropian, Armend Zemaj ka kërkuar nëse Ministri Blerim Reka nëse ka hartuara hapa konkret për MSA-në, dhe për rastet gjyqësore.

Derisa anëtarët e komisionit kanë paraqitur një varg pyetjesh për ministrinë Blerim Reka.

Evgjenie Thaçi anëtare e komisionit nga PDK-ja kërkoi të dijë nëse ka ndonjë plan se si do t’i qaset 5 vendeve mos njohëse nga BE-ja, çka do bëni ndryshe.

Nënkryetari i komisionit, Haxhi Shala pyeti se çka do të bëjë qeveria çka nuk është bërë deri tani.

Blerta Deliu nga PDK-ja kërkoi nga ministri se pse ende nuk e ka vizituar Brukselin.

“Cili është vizioni i tij sa i përket perspektives evropiane”.

Gramos Gjyshinca nga VV-ja pyeti lidhur me vazhdimin dhe qasjen e paketës së ERA1.

Të ngjashme