Rritja drastike e rasteve, Bajrami: VV lëshoi informata se Arben Vitinë do ta kandidojë në Prishtinë

Prishtinë | 11 Gus 2021 | 15:46 | Nga Ekonomia Online

Pas rritjes së numrit të rasteve pozitive me COVID-19, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar Qeverinë Kurti se nuk po e mkenaxhon si duhet situatën me pandeminë.

Bajrami ka shkruar në Facebook se Qeveria thoshte se po menaxhohet pandemia, në kohën kur virtusi po shpërndahej më pak.

Ndërkaq sipas saj, në kohën kur është rritur dukshëm numri i rasteve pozitive me COVID-19, Lëvizja Vetëvendosje po lëshon informata se ministrin aktual të Shëndetësisë, Arben Vitinë, do ta kandidojë për kryetar të Komunës së Prishtinës, në zgjedhjet komunale.

“E thanë që e menaxhuan pandeminë kur numrat ranë e virusi shpërdahej më pak. Dje 562 raste të reja, sot 888 dhe si për ironi VV-ja lëshon informata se ka vendosë që në Prishtinë ta kandidojë Arben Vitinë, po pra Ministrin e Shëndetësisë. Kaq brengoset kjo qeveri për qytetarët, i sheh si vota dhe asgjë më shumë”, ka shkruar Bajrami.

Ndryshe, gjatë dy ditëve të fundit numri i rasteve pozitive me koronavirus ka shënuar rritje. Të martën u konfirmuan 562 raste të reja, ndërkaq të mërkurën 888

Të ngjashme