Rruga Deçan – Plavë, Bahtiri: Sa herë që është ndërpre puna më nuk ka filluar

Prishtinë | 17 Gus 2020 | 21:41 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri ka kritikuar pezullimin e punimeve në rrugën Deçan-Plavë. Thotë se çdo herë veprimet e tilla kanë ndodhur me kërkesën e palës serbe dhe se punimet nuk kanë rifilluar kurrë.

Bahtiri i ka kërkuar kryetarit të Deçanit, Bashkim Ramosaj, që të tregohet i guzimshëm dhe të punojë në të mirë të qytetarëve të komunës.

‘Ramosajt i kërkoj kujdes për të marrë vendime të drejta, Të mos lejoj që politika të futet në këtë proces por të jetë i guximshëm për t’i quar projektet në të mirë të gjithë qytetarëve. Në të mirë të të gjithë qytetarëve është rruga që lidh fshatra-qytete, lugje apo biznese’, tha Bahtiri në RTV Dukagjini.

Thotë se gjithmonë veprimet në të mirë të kosovarëve janë ndërpre për shkak të mbështetjes së europianëve ndaj serbëve.

“Çdo herë kur kemi filluar diçka të mirë në mirë për shqiptarët është ndërprerë nga politika serbe e ndihmuar edhe nga europianët’, shtoi ai.

“(Hoti) Me të vërtetë ka bërë një punë të keqe sepse çdo herë ku është ndërpre puna më nuk ka fillu’, theksoi ai.

Të ngjashme