Salihu: Kurti po arreston me Polici shoqet e shokët e tij me të cilët e ka ngritur Vetëvendosjen

Prishtinë | 07 Maj 2021 | 16:59 | Nga Ekonomia Online

Analisti politik, Fitim Salihu ka reaguar pas arrestimit të disa nga aktivistët e PSD-së, gjatë ditës së premtë, pas një aksioni para Qeverisë.

Salihu ka thënë se kryeministri Kurti ka arrestuar shokët dhe shoqet e tij me të cilat e ka ngritur Vetëvendosjen.

Postimi i plotë:

Erdhi dita! Albin Kurti po i rreh dhe arreston me Polici shoqet e shoket e tij me te cilet e ka ngritur Vetevendosjen, gjersa ne anen tjeter po e mbron Donika Shvarcin qe e ka quajtur Vetevendosjen partnere te miqve te Millosheviqit.

Albin, mbase me pushtet e me borde do te mund t’i blesh servilet e te gjitha ngjyrave, por nuk do te mund ta mbyllesh me pranga brutale dhe as ta fshehesh prapa xhamave te zi te xhipave te verteten e hidhur qe ti je duke i bere te gjitha ato per çfare i ke kritikuar te tjeret.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme