Salihu: Kosova shihet nga Qeveria si parti

Prishtinë | 08 Nën 2021 | 20:08 | Nga Ekonomia Online

Bekim Salihu nga instituti GAP, ka kritikuar qeverinë se po shfrytëzon pozitën për të premtuar projekte vëtëm nëse fiton partia e tyre.

Postimi i plotë:

Ka vende si Austria, ku Kryeministri Sebastian Kurz, jep dorëheqje, për shkak se konstatohet se fshehtas se e ka shfrytëzuar pozitën e tij, për t’i dhënë financa partisë së tij.

Dhe ka vende, si Kosova, që Kryeministrat haptas e shfrytëzojnë pozitën e tyre, për të premtuar projekte vetëm nëse fiton partia e tyre.

Kosova kështu, nuk shihet si tërësi, por si parti. Komunat dhe qytetarët nuk shihen nga nevoja që kanë, por shihen nga ajo se kush fiton. E kjo është e kundërta e politikave të mirëfillta publike.

Të ngjashme