Scholz e takon Vuçiqin privatisht, pastaj me delegacionet

Prishtinë | 04 Maj 2022 | 18:23 | Nga Ekonomia Online

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, pas takimit që pati me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në zyrën e tij këtë pasdite ka pritur edhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Scholz dhe Vuçiq po mbajnë një takim privat, ndërsa më pas do të vijojë takimi i dy delegacioneve, shkruan RTS.

Në delegacionin serb, i cili sot mbërriti në Gjermani, është edhe drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq.

Takimi në selinë e kancelarit gjerman ka nisur rreth orës 17:30, ndërsa pas bisedimeve do të mbajnë një konferencë për media.

Kosova dhe dialogu do të jenë temat kyçe mes kancelarit gjerman dhe presidentit serb, ndërsa përveç kësaj ata do të flasin edhe për situatën në ukrainë, çështjet rajonale dhe bashkëpunimi bilateral ndërmjet Gjermanisë dhe Serbisë.

Të ngjashme