Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje në nderim të dëshmorëve

Prishtinë | 05 Maj 2022 | 10:56 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës ka nisur me një minutë heshtje nga deputetët për të nderuar dëshmorët me rastin e 5 majit, Ditës së Dëshmorëve të Kombit.

“Kjo seancë po konsiston me Ditën e Dëshmorëve. Ndaj propozoj që së bashku si deputetë të Kuvendit, të gjithë dëshmorët t’i nderojmë me një minutë heshtje”, u shpreh kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, në fillim të seancës.

Më 5 maj shënohet Dita e Dëshmorëve të Kombit që kanë dhënë jetën e tyre për liri, të drejtat e njeriut dhe dinjitetin e çdo shqiptari.

Dita e Dëshmorëve u vendos të jetë 5 Maji 1942, dita kur u vra nga fashistët, Qemal Stafa, i ri komunist aktivist i luftës Nacional Çlirimtare.

Të ngjashme