Selimi merr detyrën si ministër i Drejtësisë: Vettingu në koordinim me ShBA-në dhe BE-në

Prishtinë | 05 Qer 2020 | 09:50 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka marrë edhe zyrtarisht detyrën e ministrit të këtij dikasteri, raporton Ekonomia Online.

Ministri Selimi pas pranimit të detyrës nga sekretari i kësaj ministrie falënderoi ish-ministren Albulena Haxhiu për një raport për punën e deritanishme.

“Sot e pata kënaqësinë që detyrën ta pranoj nga sekretari i ministrisë me të cilin e patëm edhe një takim njoftues që e ka MD-ja në forcimin e drejtësisë. Desha ta falënderoj zonjën Haxhiu e cila e ka dorëzuar një raport dhe për korrektësinë”.

“Një pjesë e programit është edhe për drejtësinë do të angazhohemi ta bëjmë të realizueshme. Është e rëndësishme që politika t’i ketë duart larg drejtësisë, e rëndësishme të ruhet substanca e shërbimit civil.  U pajtuam që gjatë ditës të bëjmë një analizë të gjendjes së tanishme”.

Selimi tha se procesin e nisur të vettingut nga tashmë ish-ministrja Haxhiu e që është në program qeverisës edhe të kësaj qeverie do të analizohet fillimisht se çka është punuar.

Sipas tij, është e rëndësishme që ky proces të bëhet në bashkëpunime me ShBA-në dhe BE-në.

Të ngjashme