Selimi viziton Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve: Vettingu bashkë me ShBA-në e BE-në

Prishtinë | 08 Qer 2020 | 12:41 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka vizituar Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve (QMGF) në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Selimi ka parë nga afër disa prej viktimave të dhunës në familje që po qëndrojnë në strehimore. Ai premtoi qasje më serioze në trajtimin e kësaj dukurie negative në shoqërinë tonë.

“E kemi zgjedhur këtë strehimore për të dërguar mesazhin se dhuna në familje duhet të trajtohet me seriozisht. Sot diskutuam për sfidat në bashkëpunim edhe me Un Women”.

“Një vazhdimësi e qasjes institucionale duke falënderuar për ketë problematik punën e ish-zëdhënësit Naim Qelaj. Do të mundohemi ta avancojmë edhe më shumë. Pata rastin që të takoj edhe disa viktima, hapi i parë dhe i rëndësishëm është që viktima ka ardhur këtu”.

Ai premtoi edhe integrim për viktimat pas qëndrimit në strehimore.

“Njëra ndër shqetësimet kryesore ishte edhe tema se çfarë pas qëndrimit në strehim. Me Agjencinë e Kombeve të Bashkuara që të nisim bashkëpunimin me sektorin privat. Shumë korporata e kanë lidhjen me strehimoret do të ketë mundësi për integrim”.

Selimi foli edhe për vettingun, për procesin të cilit tha se kjo Qeveri do të jetë e fokusuar ta bëjë në bashkëpunim me ShBA-në dhe BE.

“Kjo Qeveri do të jetë e fokusuar në llogaridhënien institucionale, duke i pasur në tavolinë edhe BE dhe ShBA-në”, tha ai.

Drejtoresha e strehimore në Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve në Prishtinë, Zana Asllani, theksoi se ministri i ofroj përkrahje për t’i dalë në ndihmë gjitha viktimave të dhunës në familje, raporton EO.

“Ishte privilegj që ministri të zgjedh strehimoren. Ne morëm premtime që do të kemi mbështetje. Duke i ofruar ndihmë viktimave”, u shpreh ajo.

Të ngjashme