Selmanaj: Kemi rregulluar marrëdhëniet me SHBA-në, ishin dëmtuar më 2015 me gaz lotsjellës

Prishtinë | 17 Sht 2020 | 19:46 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri nga radhët e LDK-së, Driton Selmanaj, gjatë seancës së Kuvendit ka mbrojtur Marrëveshjen e Uashingtonit duke e quajtur arritjen më të madhe të Kosovës prej vitit 2008 kur ishte shpallur pavarësia.

“Mundemi të mos pajtohemi, por që nga viti 2008 nuk kemi qenë qendër fokus i veçantë i ShBA-ve. Goditjen më të madhe i kemi dhënë në vitin 2015, me gaz lotsjellës, e Zajednicë, e deri tek paranojë për të shkuar në SHBA. I dhatë emra serbë Asocacionit”, tha Selmanaj.

Ai deklaroi se duhet t’i njihet merita e Qeverisë Hoti, pasi sipas tij, e kthej partneritetin me ShBA-të.

“Sa herë janë involvuar ShBA të disi natyrshëm kemi ndërtuar konsensus kombëtar, që nga viti 1990. Përmes fondeve të MCC, Kosova për herë të parë do të furnizohet me gaz, që do të realizojë revolucion ekonomik”, deklaroi Selmanaj.

Të ngjashme