Selmanaj: LDK kërkon rezolutë kundër rritjes së çmimeve në Kosovë

Prishtinë | 14 Mar 2022 | 12:05 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, ka bërë të ditur se kanë kërkuar seancë të jashtëzakonshme për të nxjerrë një rezolutë, e cila do të përmbajë detyrimet konkrete të Qeverisë së Kosovës kundër rritjes së çmimeve në vend, raporton Ekonomia Online.

Selmanaj kritikoi Qeverisë se po rri si spektatore përballë proceseve në Kosovë, si rritjet e çmimeve.

“Pas rritjes astronomike të çmimeve, kemi kërkuar seancë të jashtëzakonshme për trajtimin e problematikës dhe do të propozojmë një rezolutë me detyrime konkrete për Qeverinë e Kosovës. Qeveria e Kosovës është shndërruar në spektatore të proceseve që ndodhin në Kosovë, duke lënë gjërat të rrjedhin në mënyrë të pakontrolluar dhe duke mos pasur as kujdesin minimal. Nesër do të mbahet seanca në orën 11:00”, tha ai.

“Qeveria duhet të marrë masa konkrete. Edhe nëse ndonjë rritje eventuale të çmimeve mund të vijë nga indikatorët nga jashtë, Qeveria është për të treguar kujdes ndaj njerëzve që jetojnë në këtë vend”, tha Selmanaj.

Shefi i GP të LDK-së, Driton Selmanaj, kritikoi për papërgjegjësi sidomos partinë në pushtet, për dështimin e mbledhjes së Kryesisë, por edhe të shumë seancave të Kuvendit.

“Ka dështuar mbledhja e Kryesisë për shkak të kuorumit. Si ndodh që një grup kaq i madh parlamentar të lejojë që rrjedha e Kuvendit të Kosovës të ngecë kaq shumë? Pesë seanca të papërfunduara, 40 pika pa epilog. Kjo flet për një qasje të papërgjegjshme, së pari për partinë në pushtet, më pas për gjithë deputetët”, tha Selmanaj.

Të ngjashme