Selmanaj: Si mund të bëhemi pjesë e KE-së nëse nuk i marrim parasysh opinionet e Komisionit të Venecias

Prishtinë | 07 Kor 2022 | 12:56 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj para deputetëve në kuvend ka folur në lidhje me projektligjin për byronë e konfiskimit për pasurinë e pajustifikueshme, raporton Ekonomia Online.

Ai u shpreh se konfiskimi i pasurive të tilla, duhet të jetë objektiv nacional.

Selmanaj gjithashtu u shpreh se pos kësaj, duhet të ketë edhe barazi para ligjit si dhe siguri juridike.

“Konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme duhet të jetë objektiv nacional i të gjithëve, por po ashtu barazia para ligjit, siguria juridike dhe sistem prokuroria të pavarur duhet të jenë objektiva më të mëdha”, u shpreh tutje Selmanaj.

“Ne kemi ngritur çështje rreth udhëheqjes së byrosë dhe Komisioni i Venecias e ka ngritur si dilema dhe shqetësime. Asnjë qeveri mos të provojë që komisionin ta shfrytëzojë për legjitimim. Si mund të bëhemi pjesë e Këshillit të Evropës nëse nuk i marrim parasysh këto opinione.  Barazia para ligjit dhe sistem prokurorial të pavarur. Është e diskutueshme nëse themelimi i një organi të ri do të bënte punën efektive ose do të ndërlikonte më tepër. Komisioni i Venecias ngrit dyshime në themelimin e këtij institucioni. Tek zgjedhja e drejtorit për neve është e preferueshme nëse votothet me 2/3 e deputetëve”, tha ai.

Të ngjashme