Sërish tensione në KQZ – Daka: Jemi shndërruar në institucion ku partitë po i shpalosin platformat politike

Prishtinë | 29 Jan 2021 | 11:43 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka ka thënë se partitë politike po e përdorin këtë institucion për t’i shpalosur platformat politike, raporton Ekonomia Online.

Daka ju ka kërkuar anëtarëve të flasin me radhë.

“Shkresat që mi dërgojnë i kontrollojnë dhe unë e barti çdo përgjegjësi për të gjitha shkresat çka i nënshkruajë”.

Por me këtë nuk është pajtuar anëtari i VV-së Sami Kurteshi pasi që ai ka thënë se kanë të drejtë t’i bartin kërkesat e partive në KQZ.

“Nuk kanë kaluar listat dhe kush ka propozuar që të bëhet një selektim, propozojmë që listat të mos miratohen dhe këtë vendim nuk e ka marr KQZ-ja”.

Kryeshefi ekzekutiv i sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj ka thënë se mbi 174 mijë aplikues kanë aplikuar përmes emaili-t për zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Operacioni i hapjes së emailave është përfunduar dhe tash jemi në fazën e procesimit të dhënave që konsiderojmë të përfundojë sot”.

“Mbi 174 mijë aplikues që kanë aplikuar përmes e-mail deri më tani”.

Po ashtu, në mbledhjen e sotme u bë e ditur se në Kosovë ka arritur ekipi i ekspertëve zgjedhor nga Bashkimi Evropian.

“Tashmë ka arritur një ekip i ekspertëve zgjedhor nga BE që do të jenë këtu dhe tashmë kanë filluar monitorimin e KQZ para zgjedhjeve, gjatë ditës së zgjedhjeve dhe pas procesit të zgjedhjeve”, ka thënë Daka

Të ngjashme