Shala – Abazit nga foltorja e Kuvendit: Këtu flasim ne, ti hesht

Prishtinë | 25 Mar 2020 | 20:51 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i është drejtuar gjatë fjalimi të tij zëvendëskryeministri të dytë Haki Abazi.

“Këtu flasim ne, ti hesht. Ne këtu juve ju kemi emëru e jo populli”, deklaroi Shala.

Shala tha se reciprociteti nuk duhet të vendoset si një akt politik sepse bëhet pengesë e re.

“Kjo masë nuk duhet të vendoset si një akt politik, sepse kthehet në masë politike sikurse tarifa dhe bëhet një pengesë të re. Nëse reciprociteti përdoret si një masë për integritetin e territorit, për sovranitetin e vendit, kam frikë që po e bën gabimin e ish kryeministrit Haradinaj. Aktet e tilla proceset ndërkombëtare nuk mund t’i ndalojnë”, u shpreh Shala

Të ngjashme