Shala thotë se Nisma s’shkrihet në asnjë parti: S’kemi vija të kuqe për askënd

Prishtinë | 23 Dhj 2020 | 11:31 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Endrtit Shala shef i grupit parlamentar të koalicionit NISMA-AKR -6+, pas takimit që ka zhvilluar me ushtruesen e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani, ka thënë se fillimi i shkurtit do të ishte ideale për mbajtjen e zgjedhjeve, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se kjo parti s’do të shkrihet në ndonjë parti tjetër, por do të garojë në zgjedhje, ku s’ka përjashtuar asnjë parti për të bërë koalicion.

“Nisma s’shkrihet në asnjë parti dhe do të garojë në zgjedhje si e vetme apo edhe me ndonjë koalicion. Ne s’kemi vija të kuqe për askënd”, tha Shala.

Për datën e zgjedhjeve ai ka thënë se fillimi i shkurtit do të ishte ideale. Shala po ashtu tha se në takim me Osmanin diskutuat që të thirret një seancë për miratimin e buxhetit, para shpërbërjes së Kuvendit.

Të ngjashme