ShBA ndan 274 milionë $ për 64 vende të prekura nga pandemia, “lajm i mirë edhe për Kosovën”

Prishtinë | 27 Mar 2020 | 16:36 | Nga Ekonomia Online

Qeveria amerikane njofton se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë ndarë 274 milionë dollarë për 64 shtete të botës që janë më të prekura nga koronavirusi COVID-19.

Ambasada amerikane në Kosovë thotë se ky është një lajm i mirë edhe për Kosovën.

Sekretari i shtetit, Michael Pompeo, thekson se qeveria amerikane është mobilizuar me shpejtësi t për t’iu përgjigjur pandemisë COVID-19, brenda dhe jashtë vendit.

“Sot, unë jam i lumtur t’ju njoftoj se Shtetet e Bashkuara kanë vënë në dispozicion afro 274 milionë dollarë në fonde të shëndetit urgjent dhe humanitar. Së bashku me sektorin privat të SHBA-së, populli amerikan vazhdon të udhëheqë duke iu përgjigjur kësaj pandemie”, thuhet në njoftim, përcjell Koha.

Tutje, thuhet se 274 milionë dollarët do të sigurojnë resurse për 64 shtetet që janë më së shumti në rrezik, që ta përballojnë sa më mirë pandeminë.

“Gjithashtu, do t’ia mundësojmë Komisionerit të Lartë për Refugjatë në Kombet e Bashkuara të ndihmojë popujt më të prekur”, thuhet në kumtesë.

Megjithëse nuk theksohen në kumtesë se për cilat vende bëhet fjalë, Ambasada amerikane në Prishtinë, në rrjetin social Facebook e ka shpërndarë këtë komunikatë duke shkruar “lajm i mirë për Kosovën dhe luftën e saj ndaj virusit COVID-19”.

Good news for #Kosovo and its fight against COVID-19…more details to follow. https://www.state.gov/u-s-foreign-assistance-in-response-to-the-covid-19-pandemic/

Gepostet von U.S. Embassy Pristina, Kosovo am Freitag, 27. März 2020

Të ngjashme