Shefi i BE-së: Duhet të zbatohet marrëveshja për Asociacionin

Prishtinë | 19 Tet 2021 | 19:40 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas dorëzimit të Raportit të Progresit, shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog, tha se duhet zbatuar gjitha marrëveshjet e kaluara të arritura në Bruksel, përfshirë edhe ajo për formimin e Asociacionit.

“Si BE dhe kjo është edhe në Raport, duhet zbatuar gjitha marrëveshjet e kaluara dhe kjo përfshinë edhe marrëveshjen e vitit 2013 për Asociacionin”.

Shefi i BE-së tha se Raporti jep rekomandime dhe rezultate nga puna Qeverisë që ka të bëjë me drejtësinë, sundimin e ligjit, e reforma në administratën publike, raporton Ekonomia Online.

“Sot u publikua një raport i cili është rezultat i një vlerësimi të përgjithshëm duke u rekomanduar që të jepen rezultate të përgjithshme në drejtësi, sundimin e ligjit, reforma në administratën publike. Ky raport jep mirënjohje në disa fusha por që është e qartë se reformat duhet të zbatohen në mënyrë efektive që të sjellën rezultate të thella. Si rezultat i pandemisë, raporti jep disa arritje të kufizuara por megjithatë një progres kemi parë tek sistemi gjyqësor siç është ai i sundimit të ligjit”, tha ai.

Tutje Szuyong theksoi përparimin e Kosovës në drejtim të disa reformave siç është lufta e korrupsionit dhe vendime përfundimtare në gjykata.

Ai po ashtu tha se Kosova do vazhdoj ta mbështes vendin në çdo rrugë duke u bazuar në rekomandimet e Be-së për këto muaj në vazhdim.

Szunyog tha se BE-ja nuk vë në pyetje çështjen e luftës kundër krimit e korrupsionit, kur u pyet për reagimin e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, pas aksionit të Policisë së Kosovës kundër kontrabandës në disa komuna në vend, përfshirë edhe në veri.

“Nuk shoh kundërthënie në këto kërkesa dhe raporte, me deklaratën e lëshuar nga Përfaqësuesi i Lartë. Si BE nuk e vëmë në pyetje çështjen e luftës kundër krimit e korrupsionit. I bëjmë thirrje Qeverisë që të vazhdojë përpjekjet në këtë drejtim”.

Më tej, ambasadori i BE-së foli edhe për procesin e dialogut dhe ecurinë e dy shteteve në këtë drejtim.

“Këtë javë ekspertët për çështjen e targave do takohen në Bruksel, dhe më duhet të them që BE e monitoron dialogun dhe varet nga Prishtina dhe Beogradi se si ata bien në dakord për shpejtësinë e negociatave”.

Ndërsa sa i përket kundërshtimeve të paraqitura në raport për procesin e Vettingut, ai tha se vetëm kanë dhënë rekomandime për hartimin e këtij procesi.

Të ngjashme