Shefi i BE-së: Rinia, potenciali më i madh i Kosovës

Prishtinë | 09 Maj 2022 | 12:49 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në ora 12:00 në Shtëpinë e Evropës u mbajtën 3 aktivitete: E ardhmja e gjelbër përmes teknologjisë AR, Mini-Ekspozitë “E ardhmja e gjelbër”,  dhe  punëtoria e krijuesve të së ardhmes,  ku për vizitë erdhën Shefi i BE-së Thomas Szunyog dhe Kryetari i Prishtinës Përparim Rama, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast Shefi i BE Thomas Szunyog për “Ekonomia Online”,  tha se gjeneratat e reja janë aseti më i madh i Kosovës duke theksuar se në vend ka njerëz të talentuar, të zgjuar e të edukuar mirë.

“Është e rëndësishme që në ditën e Evropës me 9 Majit, të angazhojmë njerëz e rijnë (gjenerata e reja), të Kosovës, sepse ne besojmë që njerëzit e rinj janë aseti më i madh i Kosovës. Ishte kënaqësi të takoja disa njerëz nga Gjakova këto dhe jam i impresionuar me sipërmarrjen dhe qartësinë që e kanë. Gjithashtu, është e qartë se Kosova ka të rinjtë të talentuar, njerëz të zgjuar dhe të mirë edukuar dhe mendoj që kjo është diçka që duhet të përdoret- (shfrytëzohet), për të ardhmen e zhvillimit ekonomik të Kosovës”.

“Pas të gjithave, Kosova është një shtet i ri me popullatë të re dhe kjo është një potencial i madh dhe ky potencial nevojitët të përdoret dhe ne jemi të lumtur ta bëjmë këtë sot në Shtëpinë e Evropës. Fatkeqësisht, kjo shtëpi për dy vite ka qenë e mbyllur për shkaka të Covid-19. Gjithashtu ky vend është shumë i afërte për publikun dhe shpresoj që njëherë për njëherë pandemia ka përfunduar dhe ne do ta hapim Shtëpinë e Evropës edhe për publikun në përgjithësi dhe veçanërisht për të rinjtë”.

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama tha e meritojmë të jemi pjesë e Bashkimit Evropian ai tha se shpreson që në të ardhmen e afërt do të jemi në BE edhe në aspektin politik.

“Është kënaqësi këtu të jem me ambasadorin e Bashkimit Evropian që ta festojmë ditën e Evropës. Këtu një numër i madh i fëmijëve që ka ardhur me organizatën “Bone vetë”, që e kemi edhe këtu në kryeqytet, i kemi edhe fëmijët prej Gjakovës që kanë ardhur në vizitë në Shtëpinë e Evropës. Kanë disa aktivitete shumë interesante, disa gjëra që tregojnë se rinia jonë është faktikisht e ardhmja jonë. Rinia jonë nëpërmjet organizatave si “Bone Vetë” e po ashtu duke i dhënë hapësira BE munden me shpreh inteligjencën e vetë me tregu që fëmijët e Kosovës janë në nivel apo më para me disa projekte që i kanë bërë këtu se sa të tjerët”.

“Ne me të vërtetë e meritojmë që të jemi pjesë e Bashkimit Evropian edhe këtë po e sheh edhe ambasadori i BE, shpresoj që në të ardhmen e afërt edhe do të jemi ashtu edhe në aspektin politik pjesë e familjes të madhe evropiane”.

E  ardhmja e gjelbër përmes teknologjisë AR, Vizualizimi i teknologjisë me botën reale përmes kamerave të telefonitMini-Ekspozitë “E ardhmja e gjelbër”, Ekspozohen punimet projektet me energji të ripërtërishme tw cilat me kalimin e kohës i ndihmojnë qytetarëve të vetëdijesohen për përdorimin e pajisjeve të cilat e mbrojnë ambientin dhe njëkohësisht janë shumë të lehta për përdorim. Fokusi i kësaj mini-ekspozite është përdorimi i energjisë solare si burim kryesorë i energjisë së pastër për furnizimin e aparaturave shtëpiake apo pajisjeve elektronike. Punëtoria e krijuesve të së ardhmes, Punëtori dy orëshe, me grup moshat 7-11. Me dy grupe ka 15 fëmijë. Fillimisht kanë punuar me robotin edukativ “mBot” ku janë njoftuar me konceptet bazike të programimit.

Të ngjashme