Sherifi: Thaçi ra në kurthin e vet

Prishtinë | 02 Pri 2017 | 10:23 | Nga

Sekretari i përgjithshëm i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi ka thënë se iniciativa e presidentit Hashim Thaçi për ta ndryshuar mandatin e FSK-së përmes rrugës ligjore, në koordinim me ndërkombëtarët, ka qenë një gënjeshtër e cila, erdhi pas vizitave të përfaqësuesve ndërkombëtarë në Kosovë.

“Nëse në fillim të kësaj iniciative arriti që ta mashtrojë publikun se këtë iniciativë e ka filluar në bashkëpunim me aleatët perëndimorë, ai personalisht e ka ditur se kjo nuk është e vërtetë dhe se është një mashtrim. Kjo gënjeshtër e tij ra përfundimisht pas ardhjes në Kosovë të zëvendësndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee.

Sipas Sherifit presidenti Thaçi ka rënë në kurthin e vetë që e ngriti për të tjerët.

“Dje, përfundimisht e shpalli të përfunduar iniciativën e tij për transformimin e FSK-së në ushtri të Kosovës përmes ligjit dhe u zotua se kjo do të bëhet nëpërmjet një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës. Praktikisht kjo çështje u kthye aty ku ishte para 5 marsit. Në një mënyrë kurthin që ngriti për të tjerët, Thaçi ra vetë”, tha Sherifi, në një intervistë për gazetën, “Zëri”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme