Shpend Ahmeti: S’e kuptoj shtetasin e Kosovës që e kundërshton masën për targat

Prishtinë | 21 Sht 2021 | 13:41 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka folur për vendosjen e reciprocitetit të Kosovës ndaj Serbisë në targat e veturave.

Ai ka thënë se mund të kuptohet reagimi i Serbisë dhe i serbëve të Kosovës, por jo edhe shtetasit e Kosovës që e kundërshtojnë vendosjen e kësaj mase, njofton Klan Kosova.

“E kuptoj (jo mirëkuptoj) reagimin e Serbisw ndaj masave me tabela të veturave. E kuptoj (jo mirëkuptoj) edhe reagimin e serbeve të Kosovës. E kuptoj edhe këndin e ndërkombëtarëve për friken nga çfarëdo eskalimi. Por nuk e kuptoj shtetasin e Kosovës (s’po them vetëm shqiptarët) që e kundërshtojnë këtë masë, edhe në qoftë se është për fushatë”.

Por, ai ka thënë se shpreson që Qeveria e ka menduar këtë si strategji e jo vetëm si hap të vetëm.

“Reagimi i radhës i shtetit serb sipas të gjitha gjasave do jetë bllokimi i pjesshëm i kamionëve të Kosovës apo ndonjë goditje tjetër ekonomike. Ajo që të tjerët mund dhe duhet të bëjmë është të thërrasim për qetësi e maturi të qytetarëve të të gjitha përkatësive kombëtare”.

Të ngjashme