Shqyrtohet plani i punës i Komisionit për Komunitete dhe Kthim

Prishtinë | 22 Sht 2020 | 14:02 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, në mbledhjen e mbajtur të martën ka shqyrtuar raportin e punës, raporton Ekonomia Online.

Deputetët e këtij komisioni patën mendime të ndryshme sa i përket votimit të këtij plani, pasi për shkak të situatës së krijuar nga pandemia është vonuar.

Kryetarja e komisionit Miljana Nikoliç, tha se për shkak të pandemisë, janë vonuar në votimin e planit të punës.

“Vetë Kuvendi nuk ka mundur të miratoj ato që ka pasur në plan. Unë pajtohem qe mund të ulemi edhe pse kam plan të qeveris dhe kam parë që ligjet janë të ndarë sipas muajve dhe në të ardhmen e afërt sepse nuk e dimë si do te jetë situata me virusin. Kjo mund të  ndodh edhe javën e ardhshme po ju lutem ta lexoni dhe ta miratojmë planin e punës”, tha ajo.

Ndërsa Hajrullah Çeku , propozoi që shqyrtimi i planit të punës të bëhet nga tetori.

“Jam i vetëdijshëm për kufizime pandeminë. Sot në muajin shtator ne po votojmë planin e punës 2020. Aktivitet janë rreshtuar nga muaji mars. Nëse votojmë pjesën paraprake këto që janë listuar janë aktivitete që janë realizuar. Duhet të shohim sa do të realizohen në fund të vitit”.

Anëtari i komisionit Veton Berisha tha se duhet ta analizojmë planin e punës para se ta votojmë

“Komisioni që ne veprojmë nëse lejohet në këtë formë që s’ka logjikë nuk do të dëshiroja. Do të duhet ta analizojmë mirë planin dhe ka tema që është dashtë të realizohen në mars. Të mos jenë të konsumuara. Në mes të vitit kemi bërë analizë dhe kemi kuptuar që s’ka nevojë më tutje. Thjesht po miratojmë plan pa e vlerësuar pjesa tjetër. Në këtë formë ja humbim peshën komisionit”, tha ai.

Të ngjashme