Shqyrtohet projektligji për Këshillin Prokurorial

Prishtinë | 17 Maj 2022 | 10:16 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, ka shqyrtuar  Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Kryetari i Komisionit nga ana e VV-së, Adnan Rrustemi, prezantoi rendin e ditës i cili u miratua me 7 vota për, raporton Ekonomia Online.

“Kemi trajtuar në dy takime të gurit punës projektligjin dhe kanë bërë 13 amendamente brenda afatit të përcaktuar. Jemi përpjekure me u përmisu disa prej aspekteve të këtij projektligji”, tha ai.

Deiton Selmanaj nga LDK-ja, tha se ka pas vërejtje shumë të mëdha.

“Si rezultat i grupit punues e kam pa që disa çështje janë adresuar, por disa çështje përsëri të rëndësishme kana mbetur të pazgjidhura”, tha ai.

“Vlerësimi im dhe i grupi parlamentar është që nuk është arrit që ta ndërtojmë ose ta shkruajmë një projektligj që do të rregullonte ose të zgjidhte problemet eventuale që ky këshill ka. Prandaj vota ime është kundër”.

Hidajet Hyseni nga VV-ja, ka deklaruar se do të duhej që propozimet eventuale t’i analizonin më herët. “Kemi një vështirësi lidhur me procedimin e amendamenteve ad hoc që vijnë pas  mundësi me bë edhe trajtimin e duhur”.  “Kjo që thash po na mungon edhe më raste të tjera të ligjeve. Do të ishte mirë që propozimet eventuale të sillen më herët që të kemi mundësi ti analizojmë t’i krahasojmë se s’mund t’i bëjmë ad-hoc”.

Kurse, Doarsa Kica – Xhelili nga Lista Guxo, tha se çështjet e adresuara nga Komisioni i Vencesias janë inkorporuar.

“Një nga shqetësimet kryesore që e kemi pas me dhe komisioni i Venecias me sa po e shoh qenka rregulluar”.  “Si shqetësim kyç i Venecias ka qenë ky në faqen 3 dhe qenka adresuar. Në anën tjetër mendoj që të gjitha propozimet ka një arsye pse Kuvendi funksionon në afate… mendoj që nuk ka asnjë arsye qe ne t’i tejkalojmë ato afate apo të krijojmë supozime që duhet të dalim jashtë atyre afateve”.

Kica theksoi se KPK ka nevojë për ndryshim.  “Sa i përket shqetësimeve eventuale që dikush mund ti ketë unë i kisha thënë vetëm dy çështje. Ajo që di është që mënyra se si ka funksionuar deri tani nuk ka qenë efektive, dhe nuk kam pa ndonjë propozim tjetër që më ka bindur më shumë se ky”.

“Për mua është e rëndësishme që të mos ketë çështje kundër kushtetuese dhe të kundërligjshme… vota ime natyrshëm do të jetë për”

Pas diskutimit ky raport u hodh në votim dhe 6 vota ishin për, një kundër, kështu që u aprovua që t’i dërgohet komisioneve kryesore për shqyrtim.

Pika -Shqyrtimi i raporteve të Komisioneve kryesore për Projektligjin nr. 08/L-052 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës;

Kryesuesi i Komisionit, Adnan Rrustemi tha se janë plotësuar kushtet që t’i procedohet Kuvendit për lexim të dytë dhe më tetë vota për u miratua.

Të ngjashme