Sinani e ashpër me Shqiprim Arifin: I vetmi që votoi për President të Serbisë

Prishtinë | 19 Pri 2022 | 11:54 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryetarja e Komunës së Preshëvës, Ardita Sinani, thotë se Shqiprim Arifi është i vetmi politikan shqiptar i Luginës së Preshevës që votoi për President të Serbisë.

Por, Sinani thotë se Shqiprim Arifi dhe Sami Salihu bëjnë të pamundurën t’i ikin sa më shumë ditës kur vendos populli, pasi sipas saj janë të vetëdijshëm që janë të vetmuar.

Postimi i saj i plotë:

– Shqiprim Arifi është i vetmi politikan shqiptar i Luginës së Preshevës që votoj për President të Serbisë.

– Shqiprim Arifi është i vetmi politikan shqiptar i Luginës së Preshevës që kritikon ngritjen e temës së krimeve të luftës së Serbisë në Beograd.

– Shqiprim Arifi është i vetmi politikan shqiptar i Luginës së Preshevës që thotë se Shqipëria dhe Kosova nuk duhen të merren me Luginën e Preshevës.

Por, Shqiprim Arifi nuk është vetëm i vetmi politikan shqiptar i Luginës së Preshevës që angazhohet për politika të këtilla. Ai është edhe i vetmuar. I përkrahur nga i vetmuari tjetër, që i shërben si patericë e përkohshme: Sami Salihu.

Si të tillë, Shqiprim Arifi dhe Sami Salihu janë edhe të vetmit politikanë që sot kanë frikë nga vullneti i popullit që përfaqësojnë institucionalisht.

Prandaj bëjnë të pamundurën t’i ikin sa më shumë ditës kur vendos populli. Se janë të vetëdijshëm se janë të vetëm dhe të vetmuar. Se janë pakicë ekstreme politike dhe elektorale.

Siç u pa në zgjedhjet e fundit. Siç do të jetë në zgjedhjet e reja.

Të ngjashme