Sot mblidhet Komisioni Hetimor Parlamentar për krizën energjetike

Prishtinë | 03 Qer 2022 | 07:57 | Nga Ekonomia Online

Sot do të mblidhet Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës pas konstituimit.

Ky komision do të mund të intervistojë krerët e institucioneve, partive politike, ndërmarrjeve publike e ambasadorë kosovarë.

Gjatë mbledhjes së konstituimit, kryetari i komisionit, Driton Selmanaj, i kishte kërkuar anëtarëve angazhim maksimal pasi që dinamika e punës së këtij komisioni është shumë më e madhe.

Komisioni përbëhet nga Driton Selmanaj- kryesues, Ferat Shala- zv.kryesues,Eliza Hoxha- anëtare, Besian Mustafa-anëtar, Pal Lekaj- anëtar, Artan Abrashi- anëtar, Enver Haliti- anëtar,Jeta Stratovci- anëtare,Mimoza Kusari- Lila-anëtare, Adem Hoxha- anëtar dhe Fridon Lala- anëtar.

Të ngjashme