Sot Thaçi e Vuçiq takohen në Bruksel

Prishtinë | 03 Kor 2017 | 08:04 | Nga

Sot në Bruksel do të mbahet një takim mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiq si dhe përfaqësues së lartë të BE-së, Federica Mogherini.

Thaçi ka njoftuar se në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do të diskutohen idetë fillestare për mënyrën se si do të vazhdohet dialogu në fazën e re dhe objektivat që synohet të arrihen në kuadër të procesit të normalizimit.

“Ky është vetëm takimi fillestar në këtë fazë të re të dialogut, që dëshmon përkushtimin tonë për normalizimin e plotë të marrëdhënieve fqinjësore me Serbinë, që është kriter kyç për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO”, ka deklaruar presidenti Thaçi.

Takimi, i ndërmjetësuar nga kryediplomatja e BE-së, Federica Mogherini, vjen pas takimeve joformale në Samitin e Dubrovnikut.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme