Sot vazhdimi i dy seancave dhe një e re

Prishtinë | 23 Kor 2020 | 08:16 | Nga Ekonomia Online

Sot deputetët do t’i kthehen sallës së Kuvendit, pasi është paraparë vazhdimi i dy seancave dhe një të reje. Sipas rendit të ditës, të nisur nga Zyra për informim e Kuvendit, në orën 10:30 do të vazhdojnë seancat e papërfunduara.

Fillimisht do të niset me seancën e nisur më 11 qershor dhe të vazhduar më 23 qershor e 9 korrik, ku do të hedhen për votim projektligjet për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare – gjithsej pesë.

Më pas do të vazhdojë seanca e nisur më 13 korrik dhe e vazhduar më 14, ku do të hedhen për votim rezolutat e VV-së dhe PDK-së për menaxhimin e pandemisë.

Në seancë të re, ndër të thera do të diskutohet për gjendjen financiare në Telekom dhe për të drejtat e pensionistëve kontributdhënës.

Të ngjashme