Spahiu: LDK potencialisht ka 70 për qind të votës

Prishtinë | 20 Dhj 2020 | 12:38 | Nga Ekonomia Online

Analisti Spahiu thotë se LDK potencialisht ka 70 për qind të votës, mirëpo lidershipi i ri nuk po di këtë ta kthejë në votë elektorale.

“LDK potencialisht i ka 70 për qind të votave, por dihet që me vdekjen e Rugovës tash ka ndryshuar krejt sepse me një lidership të ri nuk po munden të dalin në binarë të ish-presidentit të ndjerë. Po ashtu munden edhe që me anë të PDK-së, që këta të fundit ta propozojnë dhe të jenë një hap para Vetëvendosjes”, tha ai.

Mirëpo, sipas tij PDK nuk ka forcë me këtë lidership ta ketë pas votën e deputetëve të vetë.

“Kjo nuk ndodh shkaku që edhe deputetët kanë frikë që përsëritet ajo çka bëri Isa Mustafa me Fatmir Sejdiun, kur ky i fundit e futi në LDK, ndërsa në fund ja zuri vendin në parti. Dhe besoj që kësaj i frikohen në PDK që kushdo që zgjedhet në postin e presidentit apo kryeministrit mundet t’i ja marrë postin e kryetarit të partisë Kadri Veselit”, tha Spahiu.

Ai gjithashtu tha që duhet sanksionuar me ligj që kryetari i Komunës të mos ketë mundësi që për poste të tjera ta lë mandatin në gjysmë.

“Një gazetar serb më tha kur e pyeta se pse Rakiqi po dëshiron të bëhet zëvendëskryeministër e ta lë postin e kryetarit të komunës së Mitrovicës se Veriut”, tha ai.

Ai më tha se, “Pse mos t’ua marrim disa para shqiptarve? Pra prandaj duhet që mos të lejohet kryetari i një komune ta lë mandatin dhe të marrë pozitë tjetër. Kjo po bëhet edhe më keq kur qeveria po bie dhe ai kryetar nuk po është më as në postin që e fitoi me votë dhe as në postin që emërohet në ekzekutiv apo kudo tjetër”, tha ai.

Të ngjashme