Stavileci: Kurrgjë s’ish çikat me ta zbardhë fytyrën çka ish qeveria me ta nxi

Prishtinë | 15 Qer 2022 | 12:21 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Blerand Stavileci ka reaguar lidhur më festivalin Sunny Hill i cili do të vazhdoj të mbahet në Tiranë.
Stavileci tha se në Kosovë,” kurrgjë s’ish çikat me ta zbardhë fytyrën çka ish qeveria me ta nxi”

Postimi i plotë:
Kosovë, kurrgjo s’ish çikat me ta zbardhë fytyrën çka ish qeveria me ta nxi.
Dugi Lipa edhe 2 express mundësi i ki me këtë qeveri. Qashtu po kanë qef edhe qashtu po jau don. Pa konkurrencë, ma shtrejt e ma keq. Ose shko me procedurë t’negocijume se i kanë për marak kontratat niburimore, ose bone Rinën (çikën tone e motrën e Duas) ja ministre ja zavendësministre ja ambasadore se i kanë për yrnek. Qishtu e ki investimin e qëllum ama edhe suksesin e garantum.
Se Kosova s’ka nevojë për Duan po Dua për Kosovën. Në Kosovë krejt punët i kanë ndreqë e s’na duhen imazhi e festivalet. Jeta ma e mirë n’Evropë, çmimet ma t’lira n’botë, pagat i kanë rritë që me u marrë lakmi tan banorët e rajonit, mrena ditës nuk ndodhin as 3 skandale korruptive e nepotike, kërrkun nuk e sheh asni protestë t’asni kategorie shoqnore etj. etj.
Dua, Dugi, mendohuni e kthehuni se këtu e keni vendin!
Këta e kanë detyrë me nxi, ju e keni obligim me zbardhë.

Të ngjashme