Surroi: Do të jem këshilltar i ekipit negociator në dialogun me Serbinë

Prishtinë | 25 Maj 2021 | 21:08 | Nga Ekonomia Online

Publicisti Veton Surroi ka njoftuar se do të jetë këshilltar i jashtëm i ekipit negociator në dialogun me Serbinë.

Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës ka kërkuar një grup njerëzish për këtë funksion dhe se dakordimi është arritur duke u krijuar një ekip këshillëdhënës, njofton Klan Kosova.

“Angazhimi im është në cilësinë e këshilltarit të jashtëm për nevojat e procesit negociator. Jemi në dispozicion të Qeverisë për nevojat e procesit negociator, në këtë rast zëvendëskryeministrit Besnik Bilimi, i cili është i angazhuar dhe nevojat e kryeministrit, pra kurdo që ai të ketë nevojë. Është proces interaktiv që si çdo proces këshillëdhënie ekziston një këmbim mendimesh. Kjo ka të bëjë vetëm me procesin negociator. Qeverisë i është ofruar një numër njerëzish, Qeveria ka kërkuar një numër njerëzish dhe është arritur dakordanca dhe është krijuar ky ekip”.

Surroi në Rubikon ka thënë se nuk është pjesë e ndonjë koalicioni, por vetëm se jep mendimin e tij.

Ai ka treguar se këshilltarët kanë folur veç e veç me Bislimin.

“Ekipi i këshilltarëve s’ka pjesëmarrje ekzekutive, por këshillojnë sipas kërkesës së kryeministrit dhe zëvendëskryeministrit, temës dhe sfidave”.

Surroi ka thënë se autorësinë e përfundimit të marrëveshjes Kosovë-Serbi e ka Qeveria Kurti.

Të ngjashme