Surroi i reagon analistit nga Amerika, mbron Vjosa Osmanin: Ajo ruan dinjitetin e Kosovës

Prishtinë | 04 Mar 2020 | 15:13 | Nga Ekonomia Online

Publicitsti Veton Surroi i ka ereaguar analistit nga Amerika Uk Lushit, duke mbrojtur Vjosa Osmanin.

Surroi ka thënë se Osmani është një kryetare që mbron dinjitetin e kosovarëve.

“Ne fakt ,eshte nje kryetare qe ruan dinjitetin e Kuvendit te Kosoves”, i ka shkruar Surroi analistit Lushi.

Analisti nga Amerika Uk Lushi e ka qujatur Kryeparlamentaren Vjosa Osmanin të papërgjegjshme, dhe që ka penguar takimin mes kryeminsitrit dhe presidentit të Kosovës

Lushi e ka quajtur Vjosa Osmanin si fatkeqësi e LDK’së dhe të Kosovës.

“Vjosa Osmani është fatkeqësi e LDK’së. Vjosa Osmani është fatkeqësi e Kosovës. Vjosa Osmani është fatkeqësi e shqiptarëve. Por jo përgjithmonë”, ka shkruar Lushi në Facebook.

 Ky është reagimi i plotë:

Vjosa Osmani me intrigat e saj taktike të politikave ditore, me papërgjegjësinë kundrejt detyrimeve shtetërore dhe indolencën vepruese si shërbëtore e paguar e popullit vazhdon të pengoj përfarimin e vendimarrësve dhe politikanëve të Kosovës. Ajo sot ka shtyer takimin mes kryeminsitrit dhe presidentit të Kosovës.

Vjosa Osmani është fatkeqësi e LDK’së. Vjosa Osmani është fatkeqësi e Kosovës. Vjosa Osmani është fatkeqësi e shqiptarëve. Por jo përgjithmonë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme