Sveçla: Na mbetet të përvjelim mëngët, e t’i japim perspektivë popullit shqiptar

Prishtinë | 07 Tet 2019 | 00:57 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, i ka thënë KTV-së se kanë arritur fitore bindëse siç edhe kanë pritur, ndërsa ka thënë se tash nisin punën për formimin e Qeverisë Kurti.

“Kemi pritur fitore bindëse të LVV-së, kjo është arrit. Tash na mbetet të ecim përpara me formimin e Qeverisë Kurti, t’i përvjelim duart e të përmirësojmë gjithë këto gabime që i kanë bërë të tjerët në qeverisje”, ka thënë Sveçla.

“T’i ofrojmë një perspektivë të re Kosovës dhe gjithë popullit shqiptar”, ka shtuar më tej ai.

Sveçla ka thënë se megjithatë ka pasur tendenca për manipulime gjatë procesit zgjedhor.

“Kemi pasur komisionarë dhe vëzhgues të trajnuar mirë, e falë guximit dhe përkushtimit të tyre ne kemi arritur ta ruajmë fitoren”, ka thënë ai.

Të ngjashme