S’votohet vendimi i Qeverisë për privatizimin e Telekomit, dështon mbledhja e Komisionit

Prishtinë | 14 Maj 2019 | 11:31 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal nuk ka mbjatur mbledhjen e radhës në mungesë të kuorumit, raporton Ekonomia Online.

Në rend dite në komision ishte votimi i Vendimit të Qeverisë me të cilin autorizohet Komisioni Qeveritar për Privatizimin e Ndërmarrjes Publike “Telekomi i Kosovës” SH.A.

“Disa prej deputetëve janë në udhëtim zyrtarë dhe nuk mundem me planifikuar se sa do zgjasë seanca kështu që pa pas kuorum nuk mund të fillojmë mbledhjen”.

“Kur të vlerësojmë se do kemi mundësi me filluar mbledhjen vini dhe raportoni”, tha kryesuesja e komisionit, Sala Berisha-Shala.

Gjithashtu komisioni kishte  në plan edhe shqyrtimin e Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale – KPMM për vitin 2018; si dhe shqyrtimin e Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2017.

Të ngjashme