Syla: Kurti kurrë në UÇK s’ka qenë, ka averzion ndaj UÇK-së

Prishtinë | 01 Qer 2021 | 21:40 | Nga Ekonomia Online

Gazetari Valon Syla ka thënë në emisionin Pressing në T7 se Albin Kurti nuk ka qenë asnjëherë në UÇK.

Ai ka thënë se Kurti nuk e do UÇK-në dhe kur është arrestuar nga forcat serbe më 1999 ishte vetëm aktivist.

“Albin Kurti nuk u arrestua nga Serbia si ushtar i UÇK-së, por si aktivist”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se Kurti nuk ka qenë pjesë e zyrës politike të UÇK-së në Prishtinë por ishte vetëm asistent i Adem Demacit.

“Kam informata, Albin Kurti ishte asistent i Demaçit. Shikoni, edhe pse e vlerësoj Demacin për rezistencën, nuk kam respekt për pozicionin politik të tij. Kam edhe fakte. I vetmi person që mund ta garantojë këtë është Azem Vllasi”, shtoi ai.

Këto deklarata të tij vijnë pas komenteve të ish-komandantit të zonës operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi i cili tha se Kurtin e kishte bashkëluftëtar. E Syla edhe përdori sarkazmën me këtë dekalratë.

“Albin Kurtit t’i jepet libreza e veteranit”, tha me tallje ai.

Tutje Syla tha edhe se Kurti ka aversion ndaj UCK-së.

“Albin Kurti kurrë në UÇK s’ka qenë, ka averzion ndaj UÇK-së”, tha ai.

Të ngjashme