Syla: Për krimet e luftës duhet të dënohen kriminelet serbë, lufta e UÇK-së ishte e pastër

Prishtinë | 28 Pri 2020 | 14:05 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gazmend Syla, ka reaguar ndaj njoftimit për inicimin e aktakuzave nga Prokuroria e Specializuar.

Syla për Gazeten inFokusi, ka thënë se këto ngritje të akuzave janë të njëanshme dhe kanë për qëllim që të njolloset lufta e pastër e UÇK-së.

“Ne në këtë kohë jemi në përvjetorët e masakrave më të mëdha që ka kryer Serbia në Kosovë, dhe ngritja e padive duhet të behët për ata që kanë kryer gjenocid në Kosovë e për këtë tashmë është në dijeni edhe drejtësia ndërkombëtare. Kjo Gjykatë ka për qëllim njollosjen e luftës së pastër të UÇK-së, dhe figurave eminente të përfaqësueseve të kësaj lufte që për qëllim të vetëm kishe lirën e popullit të saj”, u shpreh ai.

Syla deklaroi se drejtësia duhet të kërkohet nga ata që kanë kryer gjenocid në Kosovë, e jo nga ushtarët e UÇK-së.

“Gjykim duhet të kryhet për kriminelet serbë që kanë bërë krime në Kosovë e që kurrë nuk dolën para drejtësisë. 1641 persona janë të zhdukur e për këtë përgjegjësja kryesore është Serbia nga ky shtet duhet të kërkohet llogari”, përfundoi deputeti Syla.

Të ngjashme