Szunyog kritikon Kuvendin për mungesën e shpeshtë të kuorumit, edhe kur diskutohen ligje të rëndësishme – siç ishte ai për Financimin e Partive

Prishtinë | 23 Shk 2022 | 12:40 | Nga Lindita Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti EPIK, në bashkëpunim me Komisionin për Integrim Evropian të Kuvendit të Kosovës, kanë mbajtur tryezën me temën “Presidenca Franceze e Këshillit të Bashkimit Evropian”, raporton Ekonomia Online.

Në këtë tryezë u fol edhe për punën e legjislativit, me ç’rast u tha se shqetësuese për zyrën e BE-së mbetet mungesa e kuorumit. Ndërsa nga institucionet e Kosovës kërkuan liberalizimin e vizave.

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se me mungesën e shpeshtë të kuorumit po vazhdon ecuria e ngadaltë e Kuvendit, siç ishte ai për Financimin e Partive.

“Është një konsensus shumë i fortë për integrimin e Kosovës në BE, dhe të gjitha partitë politike e mbështesin këtë proces, por mendoj se është gjithashtu e rëndësishme që ato deklarata të përgjithshme të mbështetjes për integrimin në BE gjithashtu të shndërrohen në aktivitete konkrete të këtij Kuvendi. Më duhet të pranoj se ne jemi duke monitoruar punën e Kuvendit dhe na shqetëson shpesh mungesa e kuorumit dhe ndonjëherë ecuria e ngadaltë e akteve kyç legjislative në Kuvend, dhe padyshim që kjo vlen edhe për këtë ndryshim gjithëpërfshirës të legjislacionit zgjedhor, por edhe për Ligjin për Financimin e Partive politike”, tha ai.

Kryetarja e Komisionit, Rrezarta Krasniqi tha se Kosova është projekti më i suksesshëm i shtetndërtimit në botë. Ajo u shpreh optimiste në liberalizimin e vizave, ndërsa kërkoi bashkëpunim me aleatët evropianë për këtë çështje.

“Së fundmi kemi festuar 14 vite të Pavarësisë dhe Kosova ka dëshmuar arritjet e saja për 14 vite. Këto arritje janë të përbashkëta me aleatët e vendit tonë. Liberalizimi i vizave është temë shqetësuese dhe se është koha për bashkëpunim me aleatët evropian për të arritur liberalizimin. Në fund të procesit, nuk duhet të humbim shpresat. Nuk është kohë për pesimizëm, është koha për bashkëpunim me vendet aleate. Institucionet tona duhet të tregojnë pjekuri në procesin e dialogut me Serbinë”, tha ajo.

Ambasadorja e Francës në Kosovë, Marie Christine Butel theksoi se Franca është aktive në agjendën ndërkombëtare që ka të bëjë me zvogëlimin e përdorimit të gazrave.

Të ngjashme