Tahiri: Gazjellësi amerikan – përgjigja më e mirë e Kosovës ndaj marrëveshjes Vuçiq – Putin

Prishtinë | 30 Maj 2022 | 20:43 | Nga Ekonomia Online

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes së re për furnizim me gaz nga Rusia, mes Vuçiqit dhe Putinit.

Sipas Tahirit, kjo marrëveshje është dëshmi e qartë se Vuçiç po manipulon BE-në dhe Perëndimin në temat kryesore strategjike.

Ndër të tjera, Tahiri është shprehur se implementimi i projektit të Gazjellësit Amerikan do të ishte përgjigja më e mirë ndaj marrëveshje.

Shkrimi i plotë:

Marrëveshja Vuçiç – Putin është një dëshmi e qartë se sa shumë Vuçiç po manipulon BE-në dhe Perëndimin në temat kryesore strategjike: Agjenda integruese në BE; Dialogu Kosovë – Serbi; dhe Mbështetja Pro Ukrainës.

Çfarë tjetër duhet bërë Serbia për të hapur sytë Brukseli zyrtar, apo atje po mendojnë se “Ballkani i Hapur” është përgjigja!!

Qeveria duhet urgjentisht të marrë vendim pozitiv për projektin e gazsjellësit të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo do të ishte përgjigja më e fuqishme kundër marrëveshjes Vuçiq-Putin.

Të ngjashme